Moti sot në Kosovë, parashikohet ngritje e temperaturave

PRISHTINË, 15 mars/ ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mot me diell dhe pjesërisht të vranët gjatë ditës së sotme në vendin tonë.

Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius.

Era do të vazhdojë ta mbajë drejtimin e veriut dhe jugperëndimit, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 6 m/s.

/KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.