MASR rihap thirrjen për anëtarë të Bordit të Administrimit në tre universitete

TIRANË, 15 mars/ATSH/ – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka rihapur thirrjen për anëtarë të Bordit të Administrimit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Universitetin e Tiranës, Mjekësisë dhe Gjirokastrës, të cilët do të përzgjidhen përmes një procesi të hapur konkurrimi publik.
MASR, fton të aplikojnë persona me profil publik dhe arritje të shquara profesionale në Shqipëri apo jashtë vendit, në fushat akademike, menaxheriale, publicistike, ekonomike dhe juridike, të cilët duan të kontribuojnë në zhvillimin e universiteteve publike në Shqipëri. MASR bën me dije se afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është deri më datë 26.03.2019.

Procesi për përzgjedhjen e Anëtarëve të Bordit t♪7 Administrimit është përmbyllur në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Vlorës, si dhe në Universitetin e Arteve.

/m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.