LONDËR – Parlamenti shtyn afatin e Brexit

LONDËR, 15 mars /ATSH-AFP/ – Deputetët britanikë miratuan dje në mbrëmje një propozim të qeverisë për të shtyrë afatin e Brexit dhe një votim të ri mbi marrëveshjen e tërheqjes nga Bashkimi Europian, të negociuar nga Theresa May me Brukselin, çka i mundëson kësaj të fundit të marrë frymë lirisht, të paktën për pak kohë.

Katërmbëdhjetë ditë nga data e parashikuar e Brexit, deputetët vendosën shtyrjen e tij me 412 vota pro dhe 202 kundër.

Nëse deputetët miratojnë, deri më 20 mars, marrëveshjen e tërheqjes nga BE-ja të  Theresa May, së cilës i janë referuar dy herë, atëherë ky propozim parashikon një shtyrje të shkurtër deri më 30 qershor.

Nëse marrëveshja përsëritet, atëherë shtyrja do të duhet të kalojë më 30 qershor./ /ash/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.