KV – Pheniani shqyrton pezullimin e bisedimeve bërthamore me Uashingtonin

SEUL, 15 mars /ATSH-AFP/ – Sipas zëvendësministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut, i cituar nga nga agjencia ruse e lajmeve, TASS, Pheniani ka në plan të pezullojë bisedimet e tij bërthamore me Uashingtonin, pas dështimit të samitit të dytë mes liderit të vendit komunist, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump në Hanoi në fund të shkurtit.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, zëvendësministri i Jashtëm koreano-verior, Choe Son Hui deklaroi se “ne nuk kemi ndërmend në asnjë mënyrë  t’i braktisim kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por as nuk jemi të gatshëm të angazhohemi në negociata të tilla”./ /ash/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.