Kreu i Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci në sitën e Vetingut

TIRANË, 15 mars /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet, Pashk Gjaci, do t’i nënshtrohet procesit të Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), do të zhvillojë më 19 mars një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Pashk Gjaci, kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet.

Po ashtu, KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Olsi Komici, Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari.

Subjekti i rivlerësimit Pashk Gjaci, do t’i nënshtrohet Vetingut për tre kriteret klasike, atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.