Haradinaj: Rritja e pagës minimale, e domosdoshme

PRISHTINË, 15 mars /ATSH/ – Rritja e pagës minimale në vend është një nga veprimet e domosdoshme që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë.

Kështu deklaroi Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili njofton se ka kërkuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica që menjëherë të riaktivizojë Këshillin Ekonomik Social, në mënyrë që të fillojë diskutimi për pagën minimale në vend.

“Unë si Kryeministër dhe Qeveria e vendit, përkrahim fuqishëm rekomandimin e Këshillit Ekonomik Social, për rritjen pagës minimale, e cila nuk ka pësuar rritje që nga viti 2011”, tha Haradinaj.

“Është shumë me rëndësi që edhe kjo pjesë e shoqërisë të përfitojë nga rritja ekonomike e vendit që ka ndodhur nga ky vit dhe ashtu siç kemi vendosur rregull edhe në sektorin publik, përmes miratimit të Ligjit për Pagat”, thekson Haradinaj./KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.