Haradinaj kujton 20-vjetorin e rënies së dëshmorit Yll Morina

PRISHTINË, 15 mars/ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rënies së dëshmorit Yll Morina.

“Vlerat më unike të luftëtarit shqiptar i gjejmë në figurën e Heroit të Kosovës Yll Morina. Ndër trimat e rrallë dhe luftëtarët më të zotë, ai ishte rreshtuar me UÇK-që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut”, shprehet Haradinaj.

“Në njëzetvjetorin e ngritjes në piedestalin e pavdekësisë, me krenari kujtojmë Yllin e lirisë, i cili ka zënë vend nderi në historinë e re të Kosovës”, thekson Kryeministrit. /KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.