Haradinaj: Kosova, dhimbje për viktimat në Zelandën e Re

PRISHTINË, 15 mars /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin në dy xhami në Christchurch, në Zelandën e Re, ku të paktën 49 persona humbën jetën dhe 48 të tjerë u plagosën.

“Akti terrorist në Zelandë të Re, ku mbeten të vrarë dhjetëra njerëz të pafajshëm, cënon vlerat e një vendi të lirë dhe na prek të gjithëve. Në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh dhimbjen për viktimat njerëzore të kësaj ngjarje të rëndë. Ngushëllime familjeve dhe institucioneve të Zelandës së Re. Terrorizmi, pa marrë parasyshë nga kush vjen, është e keqja më madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale. /KosovaPres//e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.