GJERMANI – Merkel: I takon Londrës t’i propozojë BE-së për të ardhmen e Brexit

BERLIN, 15 mars /ATSH-AFP/ – Londra duhet të propozojë një zgjidhje për të dalë nga Bashkimi Europian, pas nxjerrjes së një raporti nga deputetët britanik të cilët kanë refuzuar marrëveshjen për daljen dhe kohëzgjatjen e Brexit, deklaroi sot qeveria gjermane.

”Është e qartë tashmë që hapat e ardhshme dhe propozimet e reja për mënyrën se si do të vazhdojë dalja duhet të vijnë nga Britania e Madhe”, tha Steffen Seibert, zëdhënës i  kancelares Angela Merkel.

”Megjithatë, Berlini e mirëpret faktin se Dhoma e Ulët e Parlamentit Britanik hodhi poshtë parimin e Brexit-it pa marrëveshje, gjë që mund të ketë pasoja shumë kaotike për ekonomitë europiane dhe britanike”, theksoi ai.

Seibert vuri në dukje se Londra nuk kishte bërë ende një kërkesë zyrtare për shtyrjen e Brexit-it e që duhet të ndodhë më 29 mars, kur deputetët kanë votuar për shtyrjen e daljes së Londrës.

Kryeministja britanike Theresa May, e cila ka pësuar disa humbje të njëpasnjëshme në parlament, duhet të paraqesë një kërkesë për shtyrjen, të cilën BE duhet ta shqyrtojë.

Për t’u pranuar, asaj i duhet mbështetja e 27 vendeve anëtare.

Ndërkohë, Gjermaina është shfaqur pro shtyrjes së daljes britanike nga BE./ /esko/ a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.