‘’FridaysforFuture” – Nga Sidnej në Nairobi, të rinjtë protestojnë për klimën

PARIS, 15 mars /ATSH-AFP/ – Ju po shkatërroni të ardhmen tonë: Nga Australia në Europë duke kaluar nga Kenia në ishullin Mautius, turma nxënësish braktisën sot orët e mësimit për t’u kërkuar liderëve të tyre nisma konkrete ndaj ndryshimit të klimës.

”Veproni tani”, lexohej në një pankartë në Wellington, kryeqyteti i Zelandës së Re, aty ku qindra liceistë dhe studentë nisën në këtë mënyrë ditën. Edhe në Christchurch, të rinjtë parakaluan kur qyteti u godit nga masakra në dy xhami.

”123 shtete!”, ishte një postim në Twitter i suedezes, Greta Thunberg, ikona e kësaj lëvizje e cila proteston çdo të premte para parlamentit për klimën.

”Ne po braktisim orët e mësimimit për t’iu thënë qeverive tona për të përmbushur detyrat e tyre dhe të na tregojnë prova’’, shkruhej në thirrjen publike në Facebook. Prova që bota po ndërmerr hapat e nevojshëm për të kufizuar ngrohjen me 2 gradë Celsius në raport me periudhën paraindustriale, siç parashikohet nga Marrëveshja e Parisit.

Mblidhuni ishte thirrja e dhënë në mbi 2.000 vende, sipas web-it të lëvizjes, FridaysforFuture, me Italinë, Francën dhe Gjermaninë që kryesonte tubimin./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.