EKONOMI – ”Ford” shkurton mbi 5 000 vende pune në Gjermani

BERLIN, 15 mars /ATSH-AFP/ – Prodhuesi amerikan i makinave ”Ford” njoftoi sot shkurtimin e mbi 5 000 vendeve të punës në Gjermani në formën e largimeve të vullnetshme, në kuadër të planit të saj social europian të prezantuar në janar.

Kompania ”Ford” tha për median se i paraqiti sot të gjithë punonjësve të saj, pa dallim mes qendrave , një program për pension të parakohshëm apo largime vullnetare me derdhjen e dëmshpërblimit në rast të ndërprerjes së kontratës të punës me afat të pacaktuar.

Ky njoftim bëhet i ditur si pjesë e ristrukturimit të ”Ford” i cili synon të rivendosë sa më shpejt të jetë e mundur një aktivitet fitimprurës në Europë.

Prodhuesi i makinave nuk përmendi mbylljen e qendrave specifike në Gjermani, as nuk renditi shkurtime të tjera të vendeve të punës në shtete të tjera që prekeshin nga ky plan.

”Ford’’ punëson mbi 24.000 persona në Gjermani, pak më pak se 18 000 në Këln, 6.000 në Saarlouis dhe rreth 200 në Aachen, mbi një numër të përgjithshëm prej 53.000 në Europë./ / v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.