Delegacioni shqiptar merr pjesë në takimet shpjeguese të kapitujve 25-26 të KE

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lorena Haxhiu ka zhvilluar një vizitë zyrtare më Bruksel, ku delegacioni shqiptar mori pjesë në takimet shpjeguese të kapitujve 25 dhe 26 nga Komisioni Europian.

Në dobi të progresit të mëtejshëm, pala shqiptare tregoi vullnet për të vijuar me vendosmëri reformat e rëndësishme.

Në këtë takim dyditor, të pranishëm ishin ambasadorja jonë në Bashkimin Europian, Suela Janina dhe drejtuesi i dy takimeve, Marc Jorna, një nga mbështetësit më të pakursyer të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së./m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.