Çuçi: Panairi “Agro Tech”, hapësirë unike për fermerët

TIRANË, 15 mars/ATSH/ – Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Panairit ‘Agro Tech’ 2019, deklaroi se “ky panair është një hapësirë unike për fermerët dhe kompanitë që ofrojnë shërbime dhe produkte në fushën e agrobiznesit.
Çuçi e cilësoi gjithashtu këtë panair si një forum të madh ku prezantohen mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm në industrinë e agrobiznesit.
“Fermerët dhe prodhuesit tanë kanë nevojë ndoshta më shumë se kushdo tjetër për të vendosur kontakte me tregje të reja, për të shkëmbyer eksperienca, për të ndarë informacione, për të rrëfyer histori suksesi dhe natyrisht për të mësuar prej gabimit të të tjerëve. Inkurajoj fort fermerët dhe prodhuesit shqiptarë që të jenë proaktivë dhe të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për financime përmes programit IPARD II”, u shpreh ai.

Janë 71 milionë euro të disponueshme për investime në bujqësi dhe zhvillimir rural.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.