BM – Lideri liberal-demokrat jep dorëheqjen

LONDËR, 15 mars /ATSH-AFP/ – Me anë të një letre për anëtarët, kryetari i Partisë Liberal-demokrate britanike, Vince Cable tha se do të hiqte dorë nga posti i tij, pas zgjedhjeve lokale të muajit maj për t’ia lënë vendin gjeneratës së re.
Cable, 75 vjeç, mori drejtimin e partisë në korrik 2017, me qëllimin kryesor kryerjen e një referendumi të ri për daljen apo jo nga Bashkimi Europian, pasi partia e tij ishte kundër.

”Është e qartë tashmë që Brexit-i do të shtyhet dhe me shumë mundësi të ndalet”, tha ai në letrën e publikuar pak orë pas votimit të deputetëve britanikë për shtyrjen e dates së daljes nga BE.

”E ardhmja nuk është e sigurt (…) por ka akoma një mundësi reale për të arritur një konsultim me popullin dhe për të ndalur Brexit-in”, shtoi ai.

I zgjedhur deputet për herë të parë në vitin 1997 në rrethinat e Londrës, Twickenham, Vince Cable shërbeu si Ministër i Ndërmarrjeve, Inovacionit dhe Kompetencave mes viteve 2010-15./ /esko/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.