15 mars 1991, Cakaj: SHBA-Shqipëri rivendosën marrëdhëniet diplomatike

TIRANË, 15 mars /ATSH – I. Vata/ – Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj kujton sot ditën e rivendosjes së marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj shprehet se “15 mars 1991 SHBA-Shqipëri rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Ne festojmë dhe nderojmë historinë tonë bilaterale shekullore”.

“Mirënjohës për US për mbështetjen e saj të palëkundur. Aleanca jonë është e fortë dhe transformuese sa 28 vjet më parë!”, shprehet ai.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe në SHBA.

Vetëm më 15 mars të vitit 1991, këto marrëdhënie u rikthyen. William Rajerson do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.