Tola: Teknologjia në funksion të sigurisë rrugore, ulje e ndjeshme e aksidenteve

TIRANË, 14 mars/ ATSH- A. Fortuzi/- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola ka deklaruar se numri i aksidenteve është në ulje nga viti në vit, teksa ka theksuar se teknologjia në policinë rrugore është një faktorë mjaft i rëndësishëm në rritjen e sigurisë rrugore.

Gjatë një interviste në studion e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Drejtori Policisë Rrugore, Mitat Tola ka bërë të ditur se futja e teknologjisë, tabletave dhe targave elektronike do të rrisë efikasitetin e punës së policisë dhe do ndërgjegjësojë edhe më shumë përdoruesit e rrugës.

Policia rrugore nuk mund të mbetet pas në zhvillimet teknologjike. Pjesa më e madhe e shqiptarëve komunikojnë me smartphone dhe për ta ndjekur trendin dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës, Policia Rrugore është e detyruar të përshtasë shërbimin e saj dhe me teknologjinë e kohës. Faza e parë është pajisja e patrullave me 250 tableta, që do të zëvendësojë bllokun e masave administrative. Jemi në fazën e fundit të kolaudimit dhe punë orësh apo ditësh, tabletat do përdoren gjerësisht”, tha Tola

Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm. “Punonjësi i policisë nuk do të shkruajë në letër, nuk do të humbasë më kohë, pasi tableta, smartphoni që ka në dorë, do të jetë më i saktë e i shpejtë. Do ketë informacionin e duhur për të mos gabuar si në saktësimin e shkeljes së konstatuar, por dhe rrethanave të tjera, rruga ku ka ndodhur shkelja, emri drejtuesit të mjetit…etj”, tha Tola.

“Çdo gjë do jetë brenda një kornize të përcaktuara. Gjoba automatikisht depozitohet në server dhe është direkt online. Në tabletë, punonjësit të policisë do i shfqet edhe historiku i drejtuesit të mjetit, duke eliminuar komunikimin me radio me me sallën operative, e cila do ndjek online përmes tabletit ecurinë e ndalimit të shkelësit, port ë gjitha në tablet”, tha Tola

Duke folur për targa elektronike, Tola tha se fillimisht projekti do aplikohet të automjetet e policisë. “Është një drejtim i dytë që vjen në implementimin e teknologjisë së kohës te policia rrugore. Në botë ka nisur në mjaft shtete të botës targa me çip. Thelbi është sërish ai, që në mënyrë elektronike të identifikohet që ky mjet po kalon në këtë aks dhe nëse ky mjet ka tejkaluar shpejtësinë, apo ka pasur problem të ndryshme gjatë qarkullimit në rrugë dhe punonjësi policisë merr masa për ta ndaluar ose jo në bazë të rrethanave”, tha Tola.

“Jemi në fazë pilotimi. Për targën elektronike jemi duke punuar me drejtorin përkatës. Jemi duke e testuar dhe shumë shpejt, mund të kemi përdorim në mjetet e policisë si fillim për të kuptuar se si funksionon. Do kemi një gamë të gjerë më pas në publik. Shtete si Italia, Zvicra, kanë nisur studimin për ta implementuar këtë sistem thuajse në të gjithë sistemin e targave. Nëse shumë kompani edhe në Shqipëri kur merr automjet me qira kanë mjetin të pajisur edhe çip, ku monitorohet sa kilometra ke realizuar, sa naftë ke harxhuar etj. Edhe Policia do ketë diçka të ngjashme, por të fokusuar te historiku i mjetit në lëvizje dhe gjoba sa i takon shpejtësisë”, tha Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola.

Lidhur me monitorimin me kamera, Tola tha se, po zbatohet dhe një urdhër i ministrit të Brendshëm për të ulur praninë fizike të punonjësve të policisë, duke e bërë këtë punonjës më dinamik dhe jo statik. “Jemi duke iu përgjigjur kërkesave të kohës.  Pas një orientimi të dhënë nga ministri i brendshëm për të pakësuar numrin e policëve në terren dhe për të rritur efikasitetin, policia rrugore është bërë më dinamike. Mjetet në Tiranë, Elbasan, Durrës, dhe qytete të tjera janë të pajisura me kamerë 4K dhe përmes këtyre kamerave monitorojnë regjistrojnë në qytetet kryesore”, tha Tola.

“Duke parë parakalimet e gabuara, mos ruajtjen e distancës, shpejtësinë e mjetit apo manovrat e rrezikshme, si dha kalimin e semaforit me të kuq. I kemi përdorur gjerësisht dhe do i përdorim gjerësisht. Këto automjete identifikojnë edhe rripin e sigurimit apo përdorimin e celularit. Në fund të punës shkarkohet pamja e regjistruar dhe për rastet e gjobitura janë nisur me postë këto pamje. Ato drejtues mjeti që s’janë të bindur ballafaqohen me videon apo foto”, theksoi Tola.

“Pra proçesi nga ana administrative është i saktë e transparent, jo vetëm me teknologji por dhe me regjistrim të punës së shërbimit që ka bërë punonjësi policisë gjatë ditës, përmes proçes verbalit përkatës dhe kjo na ndihmon dhe në proçesin gjyqësorë, në rast se lind nevoja”, tha Tola.

Lidhur masat administrative, Tola tha se të gjithë drejtuesit e mjeteve kanë mundësi për të bërë ankimin e tyre, ndërsa saktësoi dhe rrugën që ndiqet. “Kodi rrugor shqiptarë parashikon ndëshkim administrative deri në 50 mijë lekë të vjetra, që ska nevojë për shqyrtim të dytë. Punonjësi policisë e konstaton shkelje, ja jep qytetarit fletën e konstatimit me masën administrative përkatëse dhe ky e paguan. Edhe në këtë rast mund të ankohesh në gjykatë, në drejtorinë e policisë rrugore…etj. Por ka një mori të tjera shkeljesh, që janë nga 50- 2.5 milion lekë të vjetra gjobë, ku ka dhe heqje patente, heqje pikësh nga leja e drejtimit, bllokim mjeti etj, për të cilat punonjësi policisë nuk shënon vlerë gjobe, por të çon në komision. Ky komision shqyrton brenda 10-të ditësh këtë masë administrative.

Lidhur me këtë komision ne kemi nisur dhe një kërkesë për ndryshimit të ligjit të kodit rrugorë. Ne kemi një vit që kemi depozituar materialet, dhe ky kod kërkon 84 vota në kuvend. Ky ndryshim do lehtësonte shumë dhe punën e komisionit. Do i jepte më shumë fuqi ekzekutive policisë, duke ulur barrën e komisionit. Pra, punonjësi policisë masat administrative që skanë lidhje me sanksion plotësues etj”, tha Tola

Drejtori Policisë Rrugore garantoi se do vijojnë intensivisht dhe kontrollet për alkool dhe drejtues mjeti pa leje drejtimi. “Ne kemi e kemi klasifikuar si vepër penale përdorimin e alkoolit në drejtim të mjetit, apo drejtimin pa patentë të automjetit. Në këtë drejtim janë 2 383 persona të arrestuar vitin e shkuar për këto dy vepra penale. Ndërkohë që për personat që janë kapur në ndikimin e alkoolit në masë të vogël, kodi parasheh ndëshkim administrative. Këtu janë 2000-3000 persona në vit që gjobiten. Alkooli është vrasësi më i madh në aksidentet rrugore”, tha Tola.

Në këtë drejtim, kreu i Policisë Rrugore tha se flasë punës së bërë kemi pasur një ulje të ndjeshme të aksidenteve dhe aksidenteve me pasoja nga viti në vit. “Në vitin 2011 kemi firmosur strategjinë e sigurisë rrugore. Efekti shkon deri në vitin 2020. Rezultatet janë të prekshme. Objektivi është që numri aksidenteve të pakësohej me 50%. Teksa numri i tëvdekurve nga 394 persona atë vit në 250 persona në 2020. Unë mund t’ju them se nga viti në viti në vit, trendi i aksidenteve trendi i pasojave ka ardhur në ulje. Në vitin  2018 kemi patur 1 718 aksidente, kemi patur 260 aksidente më pak se në vitin 2017. Kemi pasur në total 213 të vdekur nga aksidentet, 9 më pak në raport me vitin e shkuar, pra vitin 2017, kur ishin 222 të vdekur.Të plagosur, kemi 51 persona të plagosur rëndë më pak dhe 260 persona të plagosur lehtë më pak, pra kemi pasur shifra pozitive nga 2017-2018. Aksidentet janë plaga më e madhe, sipas studimeve madje, ka më shumë të vdekur nga aksidetnet se nga luftërat”, tha Mitat Tola, Drejtori Policisë Rrugore gjatë Intervistës për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.