Operacioni në Shkodër/ Lleshaj: Tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar

TIRANË, 14 mars/ ATSH- A. Fortuzi/ – Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij. Kështu është shprehur, ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionin e zhvilluar sot në Shkodër, ku arrestuan 11 persona dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim

““Maranaj”, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij. Ky sukses motivon më tej Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë europiane”, tha Lleshaj në mesazhin e tij. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.