Lirohen hapësirat publike në Fier, IKMT prish objektet pranë pedonales

FIER, 14 mars/ATSH-Enkelejda Haderi/ Lirimi i hapësirave publike në Fier është një domosdoshmëri për t’i dhënë frymëmarrje qytetit dhe për t’i kthyer banorëve hapësirat e munguara.

IKMT ka ndërmarrë një aksion në lagjen “Kongresi i Përmetit” për të shembur objektet e ndërtuara në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e qytetarëve dhe që cenojnë territorin.

Aksioni i IKMT-së nuk ka ndeshur në kundërshtimin e qytetarëve, ndërsa ndërtesat që po prishen janë pranë pedonales kryesore të qytetit.

Objektet pengonin zhvillimin e zonës dhe kalimin e lirë të qytetarëve. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.