Kryemadhi uron Ditën e Verës nga Elbasani

TIRANË, 14 mars/ATSH-A.Fortuzi/- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë vizitës së saj në Elbasan për rastin e ditës së verës, ka uruar shqiptarët, duke theksuar se kjo ditë që simbolizon ringjalljen e jetës, të ringjallë akoma më shumë dëshirën dhe shpresën për shqiptarët.

“Dita e Verës, që simbolizon ringjalljen e jetës, të ringjallë akoma më shumë dëshirën, shpresën për shqiptarët, për të qëndruar në Shqipëri, për të punuar dhe për të ndërtuar shtëpinë e tyre në Shqipëri, ashtu siç kanë ëndërruar dhe ëndërrojnë gjithmonë. Uroj që këtë ditë vere shqiptarët të jenë më të paqtë, por të jenë dhe më të vendosur për të vendosur drejtësinë për veten e tyre dhe për familjet e tyre”, tha Kryemadhi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.