Haradinaj: Komunitetet joshumicë të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë

PRISHTINË, 14 mars /ATSH/ Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar deputeten e komunitetit turk Müfera Şinik dhe Enis Kervan, me të cilën ka bashkëbiseduar rreth përfshirjes së këtij komuniteti në delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë.

“Komunitetet joshumicë, përfshirë edhe turqit, janë pjesë e pandashme e realitetit të Republikës së Kosovës duke u dhënë mbështetje të gjitha proceseve të shtetndërtimit. Fuqizimi i turqve të Kosovës në kontekst të dialogut me Serbinë ndikon në forcimin e pozicionit të vendit tonë si shoqëri e vlerave, siç janë shumetniciteti dhe diversiteti kulturor”, ka shkruar Kryeministri në Facebook. /KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.