FUTBOLL – Rritje spektakolare në bursë për “Juventusin”

MILANO, 14 mars /ATSH-AFP/ – Vlera në bursë e klubit të “Juventusit” u rrit me 17,42% pas tripletës së Kristiano Ronaldos që i mundësoi ekipit të kualifikohet për në fazën e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Falë superyllit portugez të paguar me “flori” vitin e kaluar, “Juventusi” fundois “Atletiko Madridin” (3-0) duke u kualifikuar për çerekfinaltet e Ligës së Kampionëve.

Në 90 minuta lojë, Ronaldo i kujtoi të gjithëve përse klubi torinez kishte shpenzuar më shumë se 100 milionë euro verën e kaluar për ta marrë nga “Real Madridi” dhe shpenzon 31 milionë euro në sezon në trajtën e rrogës për yllin portugez. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.