FOTO/ Dita e Verës, çelet ekspozita për Normalen e Elbasanit

TIRANË, 14 mars /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli sot në qytetin e Elbasanit ekspozitën dokumentare dhe fotografike “Shkolla Normale e Elbasanit” me rastin e Ditës së Verës.

Ekspozitën “Shkolla Normale e Elbasanit” sjell për vizitorët e Elbasanit dhe jo vetëm një përzgjedhje fotografike dhe dokumentesh nga fillesat e arsimit mbarëkombëtar shqiptar.

Në ambientet e Teatrit “Skampa” kjo ekspozitë do njohë publikun me vlerat e qytetit të Elbasanit si dhe me kontributin e figurave të shquara të qytetit në arsim.

Gjatë hapjes së ekspozitës morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm Ardit Bido, Kryetarit i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, Prefekti i Qarkut të Elbasanit Gledian Llatja dhe  deputeti Taulant Balla . /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.