Festimet për Ditën e Verës, Rama uron nga Elbasani

TIRANË, 14 mars/ATSH/ – Nga Elbasani, Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë qytetarët për Ditën e Verës.

I shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si dhe kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, Rama vizitoi edhe Panairin e përvitshëm të Elbasanit.

Në një prononcim për gazetarët, shefi i qeverisë komentoi me batuta edhe festimet në ditë të ndryshme të kësaj feste.

“Ju uroj të gjithëve gëzuar Ditën e Verës këtu nga Elbasani! Është një vit i veçantë edhe për Ditën e Verës. Lala më 14, Luli më 16, ndërsa Lali më 17”, u shpreh Rama për gazetarët. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.