Çeku i bebes, në 2 muajt e parë të vitit u shpërblyen 4092 fëmjë

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Në dy muajt e parë të 2019, 4092 fëmijë kanë përfituar çekun e bebes. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë lajm të mirë për të uruar mirëmëngjes.

“Me këtë informacion për prindërit që kanë përfituar Bonusin e Bebes nga dita e parë e këtij viti e deri më sot, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Familjet e reja kanë përfituar 237 milionë lekë. Gjithashtu 1706 fëmijë të parë të çifteve të reja kanë përfituar nga 40 000 lekë bonus secili dhe 1619 fëmijë të dytë kanë përfituar bonusin 80 000 lekë secili.

Ndërsa 687 fëmijë të tretë e më shumë kanë përfituar 120 000 lekë bonus secili. Për 41 lindje binjakësh dhe një lindje trinjakësh bonusi deri në 360 000 lekë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.