BUDAPEST – Orban kërkon falje për deklaratat euroskeptike

BUDAPEST, 14 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministri hungarez, Victor Orban i ka dërguar një letër Partisë Popullore Europiane (PPE, e djathtë) ku i kërkon falje, njoftoi sot qeveria hungareze, ndërkohë që rrezikonte të përjashtohej nga ky formacion për shkak të provikmeve kundër Brukselit.

“Kryeministri Viktor Orban i dërgoi një letër ku i kërkon falje PPE-së”, njofton kabineti i tij, pas publikimit nga e përditshmja belge “De Standaard” të një letre që i drejtohej partisë konservatore flamane CD&V.

CD&V është një prej 13 anëtarëve të PPE-së që kërkuan në fillim të marsit një perjashtim ose pezullim nga PPE-ja të partisë “Fidesz” të Orbanit, pas një fushate të ashpër që shënjestronte kryesisht shefin e ekzekutivit europian Jean Claude Juncker, gjithashtu anëtar i PPE-së. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.