BRUKSEL – Tusk: BE-ja e gatshme të shtyjë Brexit nëse Londra ndryshon strategji

BRUKSEL, 14 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ftoi sot vendet europiane të mbështesin një shtyrje të gjatë të Brexit të parashikuer më 29 mars nëse Britania e Madhe e kërkon, me kusht që Londra të ndryshojë strategjinë e saj.

“Gjatë konsultimeve në samitin europian, do të këshilloj të 27 anëtarët e BE-së që të jenë gati të japin një shtyrje të gjatë nëse Britania e Madhe pranon të rimendojë strategjinë e saj për Brexit dhe do të arrijë të gjejë një konsensus për këtë çështje”, njoftoi ai në një mesazh të publikuar në “Twitter”.

Presidenti i Këshillit i bëri këto deklarata disa orë para një votimi të deputetëve britanikë në lidhje me shtyrjen e Brexit dhe një javë para smitit të 21-22 marsit që do të dominohet gjerësisht nga çështja e ndarjes mes Londërs dhe Bashkimit Europian. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.