BE – Eurodeputetët kundërshtojnë fillimin e negociatave tregtare me SHBA-në

BRUKSEL, 14 mars /ATSH-AFP/ – Eurodeputetët votuan sot kundër një rekomandimi që propozonte hapjen e bisedimeve tregtare për të arritur një marrëveshje të palimituar mes Bashkimit Europian dhe SHBA-së, që të evitohet një luftë tregtare.

Ky tekst, që përcaktonte disa linja të kuqe nga Parlamenti Europian për fillimin e bisedimeve, u kundërshtua nga 223 deputetë kundrejt 198, ndërsa 37 abstenuan.

SHBA-ja dhe BE-ja ndodhen prej disa muajsh në një përplasje të hapur në lidhje me çështjet e tregtisë mes tyre, ku Uashingtoni kërcënon me vendosjen e tarifave të larta doganore për produktet europiane kryesisht ato të industrisë automobilistike nëse nuk arrihet një marrëveshje e re e tregtisë së lirë mes dy palëve, duke rrezikuar fillimin e një lufte tregtare. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.