TURQI – Përurohet spitali më i madh në Europë

ANKARA, 13 mars /ATSH-AA/ – Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara nesër do të hapet spitali më i madh në Europë, i cili është gjithashtu spitali i tretë në botë që ka të instaluar të gjitha repartet në kuadër të një projekti ambicioz.

Pas qyteteve turke Yozgat, Mersin, Isparta, Adana Kayseri, Elazig, Eskisehir dhe Manisa, Ankaraja është qyteti i nëntë që bëhet me spital të ri. Në kuadër të spitalit ndodhet dhe kampusi mjekësor ndërsa ky spital mund të pranojë deri në 30 mijë pacientë në ditë.

Edhe pse ceremonia solemne e hapjes është nesër, spitali në Ankara ka filluar të pranojë pacientë që nga 7 shkurti i këtij viti. Fillimisht puna nisi në repartin e kirurgjisë kardiovaskulare, spitalin e përgjithshëm, neurologjinë, ortopedinë dhe onkologjinë.

Deri më sot janë kryer 2 815 ndërhyrje kirurgjike, në nivel javor janë kryer 7 000 operacione ndërkaq në aspekt ditor janë kryer rreth 600 operacione emergjente. Kapaciteti i spitalit është rreth 3 800 shtretër./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.