SOFT NEWS – Salvini ”kthen” Xhokondën në… Itali!

ROMË, 13 mars /ATSH-AFP/ – Matteo Salvini, zëvendëskryeministri italiani (ekstremi i djathtë)  me humor tha për Xhokondën se po diskutonte me Francën në mënyrë që Italia të rimerrte pikturën e famshme të ekspozuar në Luvër.

‘’Ju njoftoj se jemi duke punuar me ambasadorin francez për të rimarrë Xhokondën’’, deklaroi Salvini në një konferencë shtypi lidhur me ceremonitë që do të zhvillohen me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Leonardo da Vinçit (1452-1519).

Italia dhe Franca po përjetojnë prej disa muajsh një periudhë fërkimesh politiko-diplomatike duke u përballur për disa çështje si projekti i lidhjes hekurudhore Lion-Torino, pritja e migrantëve, por gjithashtu edhe shkëmbimet e veprave të artit për festimet e vitit të Da Vincit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.