SOFT NEWS – PSG shiti edhe 800 000… fanella!

PARIS, 13 mars /ATSH-AFP/ – Paris SG shiti në total mbi 800 000 fanella gjatë sezonit 2017/2018, ku në vend të parë qëndrojnë ajo e Neymar dhe Kylian Mbappé duke shënuar një rritje të shitjeve me rreth 80%, njoftoi sot klubi.

‘’Fanella e Paris Saint-Germain është kthyer në një veshje tendencë për yjet më të mëdhenj ndërkombëtarë, ajo u shit mbi 800 000 seri në sezonin 17-18″, bëri të ditur klubi francez në një komunikatë.

PSG mbetet gjithsesi nën renditjen e klubeve të famshme që tejkalojnë çdo vit një milionë fanella të shitura: Manchester United, Real Madrid, FC Barcelone dhe Bayern Munich./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.