Shqipëri-Maqedonia e Veriut, miratohet themelimi i qendrave kulturore dhe informative

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen me qeverinë e Maqedonisë sё Veriut, për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në të dyja vendet.

Marrëveshja parashikon ndërtimin e qendrave kulturore dhe informative në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ky vendim vjen pas vizitës sot në vendin tonë të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe delegacionit që e shoqëron. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.