SHBA – Kalifornia dekreton moratorium për dënimin me vdekje

UASHINGTON, 13 mars /ATSH-AFP/ – Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, pritet të shpallë sot një moratorium për ekzekutimet, ku do të përfitojnë 737 të dënuar me vdekje në këtë shtet, kontigjenti më i madh në SHBA.

‘’Dënimi me vdekje është i papajtueshëm me vlerat tonë themelore dhe cënon rëndë idealin që përfaqëson fakti i të qenit kalifornian’’, tha Newsom, një demokrat, në një fjalim nga i cili u shkëputën disa pjesë që u transmetuan në media.

”Të vrasësh një tjetër person në mënyrë të qëllimshme është e pamoralshme. Si guvernator, unë nuk do të lejoj  ekzekutimin e asnjë individi’’, shton ky kundërshtar prej kohësh i dënimit me vdekje, i cili drejton Kaliforninë që nga muaji janar.

Guvernatori do të nënshkruajë një dekret që do t’i japë fund protokollit të injeksionit vdekjeprurës të parashikuar në këtë shtet duke urdhëruar mbylljen e sallës së ekzekutimeve në burgun e San Quentin në afërsi të San Franciskos.

Guvernatori i Kalifornisë do të ndalojë të gjitha ekzekutimet e 737 vrasësve të pamëshirshëm të dënuar me vdekje. /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.