Rusia kundër zgjerimit të BE-së, kjo nuk është sekret

TIRANE, 13 mars/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Rusia nuk është një vend tifoz i BE-së, i zgjerimit të BE-së dhe natyrisht nuk mund të ketë tifozllëk për ecurinë europiane të asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo nuk është sekret, kjo dihet”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me influencën ruse në Shqipëri.

Kreu i Ekzekutivit theksoi se “ne kemi një axhendë kombëtare, kryefjala e së cilës është të bashkohemi me familjen europiane. Sa herë që kjo axhendë cenohet, aq herë kush nuk është tifoz i Europës, i BE-së, i integrimit të plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, padiskutim që sheh një oportunitet”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.