Reshjet e dëborës, ARRSH raporton për akset me probleme

TIRANË, 13 mars /ATSH/ – Reshjet e dëborës janë rikthyer në vendin tonë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar po vazhdon punën për mirëmbajtjen e tyre me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.

ARRSH sqaron se në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës, në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhirë kalohet vetëm në Ura Çerenecit – Steblevë (5 km e fundit).

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Kalohet me zinxhirë vetëm në aksin Librazhd-Steblevë (në 8 km e fundit). Vazhdon hedhja e kripës nga kontraktori.

Në Rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhirë në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë-Qarri-Ersekë nga km 14-22. Në akset e tjera kalimi pa zinxhirë.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhirë në akset ku ka probleme. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.