Meta takon dy futbollistët shqiptarë në Azerbajxhan

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ku është takuar me dy futbollistët shqiptarë që luajnë atje, Ansi Agollin dhe Sabien Lilaj të cilët i konsideroi si dy ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Azerbajxhan.

Meta shprehet se ka “kënaqësi e veçantë që vizitën në Baku të Azerbajxhanit ta nisja me një takim të ngrohtë me dy nga ambasadorët tanë më të mirë këtu, futbollistët e shquar Ansi Agolli dhe Sabien Lilaj”.

m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.