Meta në Azerbajxhan për Forumin e 7-të Global të Bakusë

TIRANË, 13 mars /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nis sot për në Azerbajxhan, për të marrë pjesë në Forumin e 7-të Global të Bakusë, me temë: “Një Politikë e Jashtme e Re”.

Me këtë rast, Presidenti Meta do të mbajë një fjalë në hapje të Forumit dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, si dhe homologë të tjerë pjesëmarrës në Forum.

/gj.mima/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.