Hysi: Nxitja e punësimit, prioritet i qeverisë

TIRANË, 13 mars /ATSH/ – Deputeti Lefter Maliqi, i cili mori sot mandatin e deputetit pas vakancës së krijuar në listën e Partisë Demokratike në Berat, u shpreh se mandatin ia kishte borxh Partia Demokratike.

“Basha na mashtroi me çadrën. Këtë herë mandatin e kam të dhuruar dhe nga z. Basha. Falënderoj votuesit majtas dhe djathtas që më votuan”.

Maliqi iu drejtua demokratëve, “që të mos gënjehen më, por të ndryshojnë lidershipin”.

“Ata që janë jashtë parlamentit të mos mendojnë se janë më të mirë se ne”, tha Maliqi.

“Basha humbi zgjedhjet në 2015, pësoi disfatë edhe në 2017”, theksoi Maliqi.

“Kjo sallë do mbushet plot, të jeni të sigurtë, por mandatin ma kishte borxh PD”, tha Maliqi.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.