LONDËR – Bie perspektiva ekonomike pas votimit kundër marrëveshjes së Brexit

LONDËR, 13 mars /ATSH-AFP/ – Rritja ekonomike e Britanisë së Madhe pritet të limitohet në 1,2% për vitin 2019, sipas shifrave zyrtare të prezantuara të mërkurën nga ministri i Financave, Philip Hammond pas kundërshtimit nga Parlamenti të marrëveshjes së Brexit.

Instituti publik OBR ka ulur ndjeshëm parashikimin e tij për këtë vit, pasi në tetorin e kaluar parashikohej një rritje prej 1,6% për vitin 2019.

Në fakt kjo rënie ka ardhur për shkak të turbullirave nga Brexit dhe nga rënia e ekonomisë botërore.

Ndërsa parashikimet për rritjen ekonomike për vitet në vijim janë më pozitive.

Për vitin 2020, rritja parashikohet me 1,4% ndërsa për vitet 2021 dhe 2022 me 1,6%, një prespektivë më e mirë se sa parashikimet para votimit të djeshëm për Brexit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.