Karamelo: Opozitës së re do t’i bashkohen edhe të tjerë deputetë

TIRANË, 13 mars /ATSH/ – Deputeti Ligoraq Karamelo, i cili zëvendësoi Klevis Balliun në listën e Partisë Demokratike në qarkun Korçë, u shpreh sot se, opozita e re po organizohet për të vepruar si një grup i përbashkët të cilit do t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë.

“Ne hodhëm hapin e parë. Organizim do të thotë se duhet të funksionojmë si një opozitë e përbashkët, e vendosur, që të mbajmë një qëndrim bashkëpunues me mazhorancën, por edhe kundërshtues, demaskues ndaj problemeve të korrupsionit dhe mbi të gjitha një opozitë që respekton parimet themelore demokratike, Kushtetutën. Do të presim edhe deputetë të tjerë dhe do kemi një opozitë shumë aktive në parlament”, u shpreh Karamelo.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.