Integrimi në BE, mirënjohje për mbështetjen e Kancelares Merkel

TIRANË, 13 mars /ATSH/ – Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania dhe Kancelarja Merkel i kanë dhënë Shqipërisë në rrugëtimin për në Bashkimin Europian.

Gjatë qëndrimit në Berlin, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua me këshilltarin e Kancelarisë Federale për Punët e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Jan Hecker.

Kryediplomati shqiptar pas një prezantimi mbi situatën aktuale të vendit tonë, ecurinë e reformave të ndërmarra, luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin rajonal dhe kontributin e Shqipërisë në çështjet e sigurisë.

“Bashkëpunimi me Gjermaninë është i pazëvendësueshëm. Një vendim pozitiv në qershor është një garanci shtesë për konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ministri në detyrë, Cakaj në fjalën e tij.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.