INFORMATIKË – Bllokohet “Facebook” dhe “Instagram” në të gjithë botën

UASHINGTON, 13 mars /ATSH/ – Rrjetet sociale popullore “Facebook” dhe “Instagram” duket se janë bllokuar pjesërisht sot në të gjithë botën, njofton media amerikane.

Ndonëse të dyja platformat mund të hapen, me sa duket nuk mund të dërgoni apo të merrni mesazh në asnjërën prej tyre, madje as nuk mund të publikoni asgjë të re.

Sapas faqes në internet të specializuar me monitorimin e problemeve të kësaj natyre, “DownDetector”, me sa duket zonat më të prekura janë Nju-England, Teksas, Siatëll, disa zona të Amerikës Latine, Britania e Madhe, India dhe Filipinet.

E vetmja platformë në pronësi të “Facebook” që për momentin funksionon normalisht është vetëm “WhatsApp”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.