FUTBOLL – Skriniar: Tregojmë karakter kundër “Frankfurtit”

TIRANË, 13 mars/ATSH/ – Milan Skriniar është i bindur se “Interi” do të kërkojë me ngulm fitoren dhe do të tregojë karakter të fortë kundër “Eintracht Frankfurtit” në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Evropës të enjten. Zikaltërit barazuan pa gola me Frankfurtin në ndeshjen e parë në Gjermani, dhe qendërmbrojtësi sllovak shpreson se skuadra e tij do ta shfrytëzojë këtë për fitore në “San Siro”.

“Presim ndeshje të vështirë si në të parën. Duhet të përqendrohemi dhe të mos pranojmë gola. Do të tregojmë karakter”, tha Skriniar. Problemet me lëndime nënkuptojnë se mbrojtësi sllovak do të luajë në mesfushë kundër “Eintrachtit”.

“Në ekipin kombëtar kam luajtur në atë pozitë. Jam i gatshëm të bëj përsëri”, shtoi ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.