BM – May proopzon një votim të ri mbi marrëveshjen e Brexit

LONDËR, 13 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May do të paraqesë nesër për votim para deputetëve britanikë një mocion ku propozon organizimin deri më 20 mars të një vote të re mbi marrëveshjen e largimit që ajo ka arritur me Bashkimin Europian, njoftoi qeveria sot në mbrëmje.

Kjo marrëveshje, e arritur në fund të nëntorit, është kundërshtuar dy herë nga deputetët britanikë.

Nëse këtë herë ajo miratohet, May do t’i kërkojë krerëve europianë një shtyrje të shkurtër të Brexit, deri më 30 qershor.

Nëse kundërshtohet sërisht, atëherë shtyrja do të shkojë përtej 30 qershorit dhe të duhet që vendi të organizojë zgjedhjet europjane në maj, sipas qeverisë britanike. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.