Basha: T’i kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve

TIRANË, 13 mars /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sot turin e bashkëbisedimit me qytetarët në qytetin e Peshkopisë, të cilët i ka ftuar të marrin pjesë në protestën e 16 marsit në Tiranë.

Kryetari i PD-së ka takuar përfaqësues të biznesit, të cilëve iu ka premtuar uljen e taksave për biznesin.

“Ju jeni ngritur në protestë në Dibër. Ju ftoj më 16 mars në protestë në Tiranë për të ulur taksat dhe rritur mirëqenien. Në radhë të parë të largojmë këtë pengesë. Të mos jetë Dibra çiflig as i kriminelëve, as i hajdutëve, por t’i kthejmë Dibrën dibranëve dhe Shqipërinë shqiptarëve”, ka theksuar Basha. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.