TURQI – Bisedime Ankara-Moskë për patrullim të përbashkët në Siri

ANKARA, 12 mars /ATSH-AFP/ – Turqia është duke biseduar me Rusinë për të zhvilluar patrullime të përbashkëta në zonën Tal Rifaat, në veri të Sirisë, që Ankaraja ka kërcënuar shpesh herë se do e sulmojë, njoftoi sot ministria turke e Mbrojtjes.

“Ne do të vazhdojmë të koordinohemi me Rusinë me qëllim krijimin e patrullimeve të përbashkëta në Tal Rifaat për të parandaluar sulmet ndaj pozicioneve tona që nga kjo zonë”, deklaroi ministri turk i cituar nga agjencia shtetërore “Anadoll”.

E kontrolluar nga një milici kurde që mbështetet nga Uashingtoni, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), qyteti i Tal Rifaat ndodhet në veri të Alepos. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.