Protestat, Denaj: Ndikim në turizëm, ka pasur anulime të rezervimeve

TIRANË, 12 mars/ATSH/ – Protestat e zhvilluara nga ana e opozitës, të cilat janë shoqëruar edhe me akte dhune, kanë ndikuar në ecurinë ekonomike të vendit tonë dhe sidomos në sektorin e turizmit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh gjatë një interviste televizive se këto protesta kanë bërë që në muajin shkurt, turistët e huaj të anulojnë rezervimet e tyre në hotelet bregdetare.

“Rrija ekonomike është një proces zinxhir dhe çdo element qoftë për investitorët vendas edhe të huaj, të cilët mund të frenojnë sadopak indeksionin në ekonomi, por do të sjellin një ndikim. Kur veprojmë duhet të veprojmë si Shqiptarë, si qytetarë, si investitorë se çfarë jemi duke bërë sot që të mos dëmtojmë këtë rritje ekonomike. Turizmi është një nga sektorët me shumë potencial si për investimet e brendshme ashtu edhe për investitorët e huaj, të cilët e shikojnë me një atraksion shumë të madh Shqipërinë dhe jo vetëm për të bërë pushime, ku numri i turistëve është rritur në 3.2 milionë para 2 viteve, në 6 milionë, statistika të numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë. Ajo çfarë ka ndodhur është se nëse flasim për muajin shkurt, muaj në të cilin bëhen rezervimet, planifikimet etj, dhe shfaqen skena të tilla, të cilat kanë bërë që shumë rezervime të kancelohen”, – shprehet Denaj.

Edhe pse ka një rënie të rezervimeve nga ana e turistëve të huaj, Denaj theksoi se përpjekjet për të rikthyer atë pjesë të humbur janë shumë të mëdha.

“Përpjekjet për ta rikthyer atë pjesë të humbur janë më të mëdha. Një pasiguri politike mendoj se krijon edhe një ngërç për të injektuar kapital në investimet e tyre, por krijon njëfarë injstanjacioni. Puna për të tërhequr investimet e huaja, nuk ndërpritet në asnjë moment. Ne jemi duke ristrukturuar AIDA-n dhe eventi aq i suksesshëm i Diasporës ka treguar që ka një dëshirë të bashkëkombasve tanë për të investuar, mundësi të cilat duhen shfrytëzuar dhe promovuar. Investitorët e huaj marrin kohën dhe fillon që me informimin dhe pastaj me potencialet që ekzistojnë në sektorë të veçantë si dhe për lehtësirat fiskale. Shikojnë infrastrukturën që janë shumë të rëndësishme”, – u shpreh Denaj.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.