Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme

PRISHTINE, 12 mars /ATSH/ -Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në ora 10:00, ku pikë e vetme rendit të ditës është diskutimi për vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare.

“Debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, por u shty për shkak të Epopesë së UÇK-së./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.