Korçë/ Reshjet e dëborës, disa akse të kalueshme me zinxhirë

TIRANË, 12 mars/ATSH/ – Prefektura e Qarkut të Korçës bën me dije për të gjithë drejtuesit e automjeteve se në disa akse të këtij qarku qarkullimi duhet të kryhet me zinxhirë, për shkak të reshjeve të larta të dëborës.

Prefektura bën me dije se reshjet e dëborës vijojnë me intensitet të lartë që prej mesditës dhe se këshillohet kalimi me zinxhirë në këto akse: Boboshticë – Dardhë dhe në rrugën Qafa e Qarrit-Ersekë nga km 14 -25, ndërsa rruga Voskop – Voskopojë është e kalueshme kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Ne akset e tjera kalimi kryhet pa zinxhirë.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.