Haradinaj: Edhe qeveritë e kaluara kanë pasur shpenzime të paplanifikuara

PRISHTINË, 12 mars /ATSH/ – Pas deklarimeve të përfaqësuesve të partive parlamentare në seancën e jashtëzakonshme në foltore doli Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai tregoi se vlera e shpenzimeve për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës është rreth 170 mijë euro.

Sipas tij, të gjitha mjetet e tjera do të kthehen në buxhet.

Haradinaj tha se shpenzime të paparapara kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara duke përmendur këtu shpenzimet e vitit 2016 e që sipas tij janë shpenzuar rreth 8 milionë euro.

“Kjo është praktikë e qeverive për shpenzimet e paparapara. Unë e mirëpres diskutimin për paratë e publikut dhe nëse ka lëshime dhe të meta, përgjegjësitë duhet të ndodhin”, tha Kryeministri Haradinaj. /KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.