BRUKSEL – BE miraton një listë të re të zezë të parajsave fiskale

BRUKSEL, 12 mars /ATSH-AFP/ – Të 28 ministrat e Financave të BE-së miratuan sot një listë të re të zezë të parajsave fiskale, pasi shtoi edhe 10 ”nxënës” të këqij, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 15 shtete.

Përveç pesë shteteve të përfshira ndërkohë në listë, Samoas amerikane, Samoas, Guamit, Trinidad & Tobagos dhe ishujve Virxhin, iu shtuan edhe Aruba, Belize, Bermuda, ishujt Fixhi, Omani, Vanuatu, Dominik, Barbados, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ishujt Marshall./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.